×
  • Lajme
  • Botë

    Vritet një tjetër ushtar amerikan në Afganistan, i 7-ti për vitin 2019

    Reporteri
    13 Korrik 2019 | 16:03

    Një tjetër ushtar amerikan është vrarë gjatë shërbimit në Afganistan. Lajmi i hidhur është konfirmuar sot edhe nga misioni i NATO-s.


    Në deklaratë nuk jepen më shumë detaje lidhur me vdekjen e ushtarit, por bëhet e ditur se identiteti i ushtarit do të bëhet publik, vetëm pasi të jetë njoftuar familja e tij.

    Ai është viktima e shtatë në radhët e ushtrisë amerikanë gjatë 2019-s në Afganistan. Ushtria amerikane më herët kishte njoftuar se dy pjesëtarë të saj u vranë në Afganistan më 26 qershor.

    Shtetet e Bashkuara në shtatorin e kaluar nisën një përpjekje të re, që të sjellin talibanët në tavolinën e bisedimeve, me qëllim që t’i jepet fundit konfliktit afgan afro 18-vjeçar – luftës më të gjatë në histori të SHBA-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!