×
  • Lajme
  • Botë

    Vuanin për një copë bukë, sot jetojnë në parajsë!

    Reporteri
    01 Maj 2019 | 16:21

    Epidemia e fundit e urisë kishte goditur Evropën para 150 vjetësh. Në atë që ishte atëherë një pjesë e varfër dhe e lënë pas dore e Perandorisë Ruse, e që sot quhet Finlanda, më shumë katër milionë njerëz, vuanin nga uria.


    Në përvjetorin e pestë të pavarësisë vitin e kaluar, Finlanda ka qenë vendi më i qëndrueshëm dhe më i sigurt në planet me qeverinë më të mirë në botë, sipas standardeve botërore përkatëse, transmeton Reporteri.net.

    Duke shikuar statistikat e Finlandës, del se ky vend është vendi i tretë më i pasur në botë, i treti me korrupsionin më të ulët dhe i dyti socialisht më progresiv.

    Sistemi gjyqësor finlandez është më i pavaruri në botë. Bankat finlandeze janë më progresivet, kompanitë finlandeze janë më të moralshmet në botë sa i përket të bërit biznes, zgjedhjet finlandeze janë zgjedhjet më të lira, qytetarët e saj gëzojnë lirinë më të madhe personale, të drejtën për liri dhe prosperitet.

    Finska, Finci | Author: Wikipedia Creative Commons

    Finlanda ka 5.5 milionë banorë. Ky shtet është po ashtu shteti më përparimtar në botë në aspektin e barazisë mes burrave dhe grave dhe ka pabarazinë më të ulët në të ardhura. Të porsalindurit në këtë shtet kanë përqindjen më të ulët të kequshqyerjes, fëmijët ndjehen të sigurt, të rinjtë kanë rezultatet më të mira në botë në lexim. Nga shkencat natyrore, megjithatë, ata kanë “rënë”  dhe janë në vendin e tretë në botë.

    “Nëse e krahasoni se ku kemi qenë dhe ku jemi sot, konsideroj se absolutisht mund të flasim për “mrekullinë finlandeze”, ka thënë për “The Guardian”,  Bengt Holmstorm, nobelist në fushën e ekonomisë dhe me prejardhje finlandez.

    “Kur dhe si ndodhi, kjo është një pyetje e mirë, shton ai.

    Avokati nga Kanadaja, André Chaker, që jeton në Finlandë tash e 25 vjet, thotë se finlandezët si askush në botë besojnë në njëri-tjetrin. Korrupsioni dhe krimi i organizuar praktikisht nuk ekzistojnë”, shprehet ai.

    Një hulumtim i kryer vitin e kaluar nga Kombet e Bashkuara tregoi se finlandezët janë populli më i lumtur në botë, nga 156 shtete të përfshira në hulumtim./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!