×
  • Lajme
  • Botë

    Vulin: Nuk do t’i lutemi BE-së, nëse nuk e dëshiron Serbinë, ka kush e dëshiron

    Reporteri
    02 Maj 2019 | 13:08

    Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin tha se nëse Bashkimi Evropian nuk e dëshiron Serbinë, ka kush e dëshiron atë dhe se ka aleanca të tjera dhe vende të tjera që duan të bashkëpunojnë me Serbinë, transmeton Reporteri.net.


    “Ne nuk jemi dënuar në Evropë, por BE-ja është një orientim strategjik i Serbisë, por jo me çmimin për t’i lutur. Nëse nuk duan ata, ka aleanca të tjera dhe vende të tjera që duan të bashkëpunojnë me ne në mënyrë të barabartë. Kjo nuk do të thotë se do të hyjmë në ndonjë aleancë, sepse nuk ka asgjë të organizuar si Bashkimi Evropian, por ne duhet të mbajmë veten”, tha Vulin për TV Pink.

    Ai kujtoi se nga krerët e BE-së ka zëra se janë të lodhur nga zgjerimi dhe se është koha të tregojnë qartë nëse BE ka interes që Serbia  të jetë anëtare e familjes evropiane. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!