×
  • Lajme
  • Botë

    Zbulohet: Një spiun ia vodhi të brendshmet al-Baghdadit për t’ia bërë testin e ADN-së

    Reporteri
    29 Tetor 2019 | 10:22

    Një informator kryesor që ndihmoi drejtimin e forcave speciale amerikane drejt eliminimit të kreut të ISIS, Abu Bakr al-Bagdadi dha informacione kyçe në lidhje me shtëpinë e sigurt të liderit të  ISIS, në Siri dhe madje solli të brendshmet e tij të ndotura për testin e ADN-së, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Reporteri.net.


    Operatorët e inteligjencës kurde që mbikëqyrnin informatorin ua kaluan inteligjencën forcave amerikane para se të bastisnin shtëpinë e sigurt të Bagdadit.

    Bagdadi, 48 vjeç, udhëheqësi i pakapshëm i Shtetit Islamik, vrau veten dhe tre fëmijët e tij duke vendosur një jelek vetëvrasës ndërsa forcat amerikane sulmuan kompleksin të Shtunën natën.

    Gjenerali Mazloum Abdi nga Forcat Demokratike Siriane tha që informatori i Bagdadit solli planin e detajuar dhomë për dhomë të kompleksit të liderit të terrorit në kufirin turk, duke përfshirë numrin e rojeve, dhe tunelet, raporton NBC News.

    Zbulimi i informatorit vjen pasi Presidenti Donald Trump mori kritika të reja për vendimin e tij për tërheqjen e trupave amerikane nga Siria, duke i lënë kurdët të përballen me një ofensivë turke. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!