×
  • Lajme
  • Botë

    Zgjedhjet në Turqi, nuk ka rinumërim në Stamboll

    Reporteri
    09 Prill 2019 | 13:48
    Turkish President Tayyip Erdogan arrives at the news conference room at Huber Mansion in Istanbul, Turkey March 31, 2019, following local elections. - Turkish President Recep Tayyip Erdogan's AKP was trailing in a very tight race for the capital Ankara in Sunday's local elections, state media reported, in what would be a major defeat for the ruling party after a decade and a half in power. (Photo by BULENT KILIC / AFP) (Photo credit should read BULENT KILIC/AFP/Getty Images)

    Bordi i lartë i zgjedhjeve në Turqi, ka refuzuar kërkesën e partisë në pushtet, Drejtësi dhe Zhvillim për rinumërimin e votave në 31 lagje të Stambollit. 


    Presidenti Tayip Erdogan, kryetar i AKP, tha të hënën se zgjedhjet lokale ishin shënjuar nga krimi i organizuar në kutitë e votimeve në Stamboll, duke ngritur edhe mundësinë e rizhvillimit të zgjedhjeve në qytetin që ia dha shumicën, ndonëse me diferencë të ngushtë, partisë kryesore të opozitës.

    Komentet e Erdogan, që përbëjnë sfidën më të fortë ndaj procesit elektoral në qytetin më të madh të vendit, bënë që lira të shënonte rënie dhe po ashtu ndikuan në bursat turke. Një zyrtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, tha ndërkohë se Komisioni kishte rënë dakord të rinumëronte vetëm 51 kuti votimi, të shpërndara në 21 nga 39 distriktet e Stambollit. Çdo kuti votimi mban zakonisht disa qindra vota. Partia e Erdoganit ka humbur shumicën edhe në kryeqytetin Ankara, ku kandidati i opozitës, Partisë Republikane të Popullit, Mansur Yavas, bëri betimin si kryebashkiak i ri dhe po ashtu, vizitoi në mënyrë simbolike, mausoleumin e Ataturkut.

    Partia Drejtësi dhe Zhvillim, ka qeverisur Ankaranë dhe Stambollin prej thuajse një çerek shekulli. Erdogani vetë doli në dritë si kryebashkiak i Stambollit, në vitet 1990, para se të shndërrohej në një lider kombëtar.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!