×
  • Lajme
  • Botë

    Zjarr i madh në Los Angjelos, evakuohen banorët

    Reporteri
    28 Tetor 2019 | 23:24

    Një zjarr i madh në Kaliforninë e Jugut shkaktoi evakuime masive pranë Los Anxhelosit, ndërkohë një zjarr tjetër në Kaliforninë veriore vazhdon të përhapet në një zonë më të gjerë, deklaruan burime zyrtare.


    Kryebashkiaku i Los Anxhelosit, Eric Garcetti paralajmëroi njerëzit të evakuoheshin dhe të mos përpiqeshin të shpëtonin shtëpitë e tyre.

    Garcetti deklaroi se tetë shtëpi janë shkatërruar dhe pesë të tjera janë dëmtuar. Një zonë me 10 000 banorë është nën urdhër evakuimi.

    Parashikuesit e motit deklaruan sot se erërat e pakta ofruan një mundësi për të zgjidhur situatën, por ato parashikohet të rriten në ditët në vijim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!