×
  • Lajme
  • Botë

    Zvicër, një person merr peng dy gra, më pas i ekzekuton

    Reporteri
    31 Maj 2019 | 21:18

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e së premtes në Zyrih të Zvicrës, ku një 60-vjeçar mori peng dy gra dhe më pas i ekzekutoi, ndërsa vrau edhe veten.


    Policia thotë se 60-vjeçari kërcënonte se nëse forcat e policisë do të ndërhynin do të ekzekutonte gratë.

    Pengmarrësi i tha policisë se do t’i dorëzonte gratë brenda 10 minutave, por bëri të kundërtën, duke i ekzekutuar ato, ndërsa vrau edhe veten.

    Policia po heton lidhur me motivet e ngjarjes, ndërsa deri tani detajet janë ende të paqarta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!