×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Coronavirusi përgjysmon udhëtarët në hekurudhat e Kosovës, bie për 35% edhe transporti i mallrave

    Reporteri
    02 Korrik 2020 | 18:54

    Si çdo vend të botës edhe Kosova po përjeton krizën më të madhe ndër vite, për shkak të pandemisë së coronavirusit.


    Jo veç bizneset e ndryshme, por edhe transporti hekurudhor në vendin tonë po pëson humbje të mëdha nga coronavirusi, pasi ka rënë ndjeshëm numri i udhëtarëve.

    Në kompaninë “Trainkos” thonë se mosqarkullimi i trenave gjatë tre muajve të pandemisë ku gjithçka ishte e paralizuar ka shkaktuar dëme të mëdha.

    Behxhet Haziri, zëdhënës i Kompanisë “Trainkos” ka thënë për Gazetën Online “Reporteri.net” se për shkak të mosqarkullimit të trenave gjatë kohës se pandemisë (mesit të muajit mars, prill dhe maj), kanë pësuar ngecje në arritjen e planifikimeve pasi që ka pasur numër të vogël të qytetarëve që po udhëtojnë përmes këtij transporti, i cili është mjaft i prekur nga pandemia me Covid-19.

    “Duke u bazuar në Statistikat e Transportit të Udhëtarëve krahasuar me atë të vitit të kaluar po të njëjtës periudhë gjatë këtij 5 mujori (Janar-Maj 2020 dhe Janar -Maj 2019), rezulton që këtë pesë mujor kemi përgjysmim të udhëtarëve që kanë përdorur hekurudhën si mjet transporti”, tha Haziri për Reporteri.net.

    Ai tregon se jo veç se ka rëndë ndjeshëm numri i udhëtarëve, por “Trainkos” ka ngecje edhe në arritjen e planifikimeve rreth 35 përqind e transportit të mallrave.

    “Ndërsa sa i përket transportit të mallrave nga raporti tre mujor, por edhe Raporti pesë mujor që tashmë e kemi përfunduar vërehet që kemi një ngecje në arritjen e planifikimeve rreth 35 përqind e transportit të mallrave nuk është arritur planifikimi”, ka thënë Haziri. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!