×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Hoti flet për rimëkëmbjen ekonomike, premton pako deri në 400 milionë euro

    Reporteri
    02 Korrik 2020 | 23:14

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti duke folur për planin ekonomik të qeverisë së tij ka thënë se objektivi afatshkurtër është rimëkëmbja nga kriza e shkaktuar nga pandemia e coronavirusit.


    Hoti deklaroi se ekonomia e Kosovës është tkurrur me 5% nga pandemia dhe se qeveria do të vërë në dispozicion një paketë 400 milionë euro për këtë vit. Për sa i përket vitit të ardhshëm ai tha se qeveria ka përgatitur një paketë 1.2 miliardë euro.

    “Vlerësimet tona janë që ekonomia është zvoglu 5%, fondi i paketës është 400 milionë euro për këtë vit. Vitin e ardhshëm planifikojmë të fusim në ekonomi 1.2 miliardë euro. Për shkak të pandemisë ka nisur të bëhet një riorientim i ekonomisë. Ka një zhvendosje të kompanive ndërkombëtare nga Kina drejt Evropës. Unë besoj se Ballkani Perëndimor mund të përfitojë shumë nga kjo. Fondi për rimëkëmbje ekonomike dhe plani për zhvillim më afatgjatë prej 1.2 miliardë euro unë mendoj se do ta ndërrojnë peizazhin ekonomik të vendit”, tha ai në Opinion.

    Hoti është shprehur se nëse Kosova arrin progres në dialog do të hiqet premiumi i rriskut.

    “E treta, nëse do të arrijmë progres në procesin e dialogut do ta heqim premiumin e riskut që vjen nga mos adresimi i një problemi politik mes dy vendeve. Shto kësaj edhe fondi për rimëkëmbje i BE që unë shpresoj të jetë për Ballkanin Perëndimor rreth 10 miliardë euro”, tha Hoti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!