×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Kllokoqi bën thirrje që të lejohet hapja e klubeve të natës, merr shembull rajonin dhe alarmon për bankrotim

    Reporteri
    02 Korrik 2020 | 18:26

    Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të lejojnë të hapen klubet e natës, në të kundërtën ai ka paralajmëruar protesta sepse sipas tyre këto biznese po shkojnë drejt bankrotimit.


    Kllokoqi ka thënë se duhet të krijohet një manual i ri për parandalimin e virusit COVID-19, dhe të gjendet një zgjidhje që nuk i dëmton këto biznese.

    Ai thotë se si është e mundur që të lejohet të punojnë një lokal 30m2 lejohet të punoj me 50-100 mysafir, ndërsa një lokal i natës me 2000m2 nuk lejohet të operojë.

    Ky është postimi i plotë i Kllokoqit:

    Si Bashkëpronar i një klubi të natës në Prishtinë jam i detyrar të shpreh një mllef timin.
    Shumë standarde të dyfishta po aplikohen e që po krijojnë konfuzion edhe në kokën time. Një lokal me 30m2 lejohet të punoj me 50-100 musafir, ndërsa një lokal i natës me 2000m2 nuk lejohet të operojë aspak.

    Jam për rregulla por pa dëmtime në biznese të veçanta. Janë lejuar 7000 biznese gastronomie të operojnë e 16 klube të natës nuk po lejohen. Le të ketë një rregull të njejtë dhe ne do e përkrahim, sa persona lejohen në metra katror aq do i lejojmë. Klubi im ka edhe një teras/ambient i hapur. Ne kemi mundësi të zbatojmë çdo manual që na ipet sikur të na lejohet edhe operimi.

    Ne, klubet e natës, e kemi përfitim remitencen, i kemi përfitimet nga diaspora e vera. Ne jemi duke vërejtur që ky numër i diasporës është tejet më i vogël se verat e kaluara. Nuk kemi numrin e njëjtë të diasporës këtë vit.

    Ne punësojmë gjatë periudhës verore si ZONE Club më shumë se 150 persona me gjendje financiare jo të mirë, e gjithë ata janë duke kaluar këtë kohë në varfëri të skajshme. Edhe ne si biznese po shkojmë drejt bankrotit e edhe punëtorët tanë drejt varfëria së skajshme.

    Pse?

    Shtetet fqinje duke përfshire edhe Serbinë nuk kane zbuluar vaksinën, por kane lejuar hapjen e klubeve fe nates si dhe mbajtjen e festivaleve me kapacitet 100.000 persona sepse ne po na shkaterron ekonomia.

    Po ashtu edhe Mali i Zi ka lejuar klubet e natës dhe festivalet të funksionojnë.

    E Shqipëria veres asnjëherë nuk ka funksionuar me klube me ambient të mbyllur të natës gjatë verës sepse ata gjatë verës shfrytëzojnë klubet e plazheve apo beach club në brengdete, e ato gjithashtu janë duke funksionuar.

    Ju bëjë thirje Organeve kompetente që të na ftojn më për krijimin e nje manuali të ri dhe bashkarisht të gjejmë një zgjidhje që nuk dëmton bizneset tona në veçanti, gjithnjë duke u kujdesur për shëndetin e secilit individ që na viziton.

    Në të kundërtën ne do të organizojmë protesta në klubet tona, me distancë e me shenja sepse ATO PO LEJOHEN!

    https://www.facebook.com/petrit.kllokoqi/posts/10157573569936699

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!