×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Ministri Krasniqi u premton mbështetje fermerëve të Dragashit

    Reporteri
    02 Gusht 2020 | 16:27

    Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, sot së bashku me kyeministrin Avdullah Hoti, ministrat Arban Abrashi dhe Besian Mustafa vizituan disa biznese dhe fermerë në Dragash.


    Sot së bashku me kyeministrin Hoti, ministrat Abrashi dhe Mustafa ishim në vizitë tek disa biznese dhe fermerë në Dragash.

    Prioriteti im është sektorin privat, si sektori i vetëm mbi të cilin bazohet zhvillimi ekonomik.

    Nga afër u njoftuam me dinamikën e punës, nevojat dhe kërkesat e këtyre bizneseve dhe fermerve, si kompani shembull në regjionin e Prizrenit.

    Si ministër i Tregtisë dhe Industrisë i siguroj të gjithë qytetarët e Dragashit se dora e shtetit do të ndjehet edhe në këtë qytet, sikundër që zotohem që bizneseve do t’iu dalim në ndihmë në çdo kërkesë të tyre!

    V.K

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!