×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Ministri Kuçi jep më shumë detaje për planin 365 milionësh për Rimëkëmbjen Ekonomike

    Reporteri
    13 Gusht 2020 | 21:02

    Pas aprovimit të planit për Zbatimin e Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike me 365 milionë euro, ka folur edhe ministri i Ekonomisë, Blerim Kuçi.


    Ministri Kuçi ka thënë se ky plan është i projektuar në atë mënyrë që masat e tij të ndikojnë dirket në lehtësimin e shumë veprimeve të bizneseve dhe është mbështetje për shumë sektor, shkruan Reporteri.net.

    Ai ka thënë se këto veprime duhet të merren sa më shpejt që të përmirësohet ekonomia e vendit.

    Ky është njoftimi i ministrit Kuçi:

    Në një mbledhje virtuale të Qeverisë, ku secili prej ministrave votuam, u aprovua Plani për Zbatimin e Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike. Lartësia e këtij plani është 365 milionë euro.
    Ky plan është i projektuar që me masat e tij të ndikoj direkt në lehtësimin e shumë veprimeve të bizneseve dhe mbështetje për shumë sektorë.

    Lajmi tjetër i mirë është që nesër në rend dite të Kuvendit të Kosovës, kemi shqyrtimin e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.

    Këto veprime duhet të ecin me hapa të shpejtë, që ekonominë ta kemi më të mire në muajt e ardhshëm.

    https://www.facebook.com/697807666945884/posts/3379820585411232/?d=n

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!