×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Ministria e Tregtisë heq nga tregu produktin “Peçko Pivo”

    Reporteri
    06 Gusht 2020 | 15:41

    Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Kraniqi, ka kërkuar nga Inspektorati i Tregut, që krahas zbatimit të vendimeve të Qeverisë për masat anti-Covid, të luftohet ekonomia informale dhe të mbrohet konsumatori.


    MTI njofton përmes një kumtese se në kuadër të kësaj dhe eliminimit të praktikave të padrejta tregtare, Inspektorati i Tregut i Ministrisë ka ndaluar shitjen e produktit me emërtimin “Peçko Pivo”.

    “Inspektorati pas informatave që ka marrë ka dalë të terren ku ka hasur me një produkt me emërtimin “Peçko Pivo”. Subjektit afarist nuk ka pasur faturë të furnizimit, respektivisht, prejardhjen e produktit në fjalë. Në pajtim me ligjet në fuqi, Inspektorati i Tregut i ka shqiptuar gjobë materiale dhe ka konfiskuar sasinë e produktit në treg”, thuhet në kumtesë, shkruan Reporteri.net.

    MTI thotë se ministri Krasniqi në vazhdimësi ka treguar vendosmërinë e tij në përkrahje të bizneseve, prodhimeve vendore dhe mbrojtjes së konsumatorit. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!