Vetëm 43 deputetë kanë marrë pjesë në votimin e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.


Kështu, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Kujtim Shala tha se ky proces është i pavlefshëm, dhe se do të votohet prapë, pas marrëveshjeve ndërkombëtare të cilat janë duke u votuar.

“Në këtë proces votimi kanë marrë pjesë 43 deputetë. Ky proces nuk është i vlefshëm”, tha ai.

Reklamë

Lëvizja Vetëvendosje nuk do ta përkrah projektligjin për rimëkëmbje ekonomike.

Deputeti Hekuran Murati në seancën e sotme plenare paraqiti kritika ndaj projektligjit për të cilin tha se ka mangësi dhe nuk i ndihmon ekonomisë.

Ndërsa, Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar që Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike të tërhiqet nga shqyrtimi në Kuvendin e Kosovës.

Kujtim Gashi nga kjo parti, gjatë seancës ku po diskutohej ky projektligj, tha se ai nuk adreson problemet e vendit me ekonomi dhe pandemi.