×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Zgjatet deri më 28 gusht afati për aplikim për pagesa direkte

    Reporteri
    12 Gusht 2020 | 14:46

    Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka vendosur që afati për aplikim për pagesa direkte/subvencione për kulturat bujqësore për vitin 2020 të zgjatet deri më 28 gusht 2020.


    “Kjo zgjatje e periudhës për aplikim po bëhet për shkak të situatës së krijuar në vend nga pandemia COVID-19, si dhe kërkesave të fermerëve, Drejtorive Komunale për Bujqësi dhe Zhvillim Rural dhe Asociacionit të Komunave të Kosovës, duke iu mundësuar në këtë mënyrë aplikimin të gjithë fermerëve. Procedurat e aplikimit dhe dokumentacioni mbetet i njëjtë” thuhet në komunikatën nga kjo ministri

    Ndryshe, afati për aplikim për pagesa direkte/subvencione ishte paraparë të mbyllej më 14 gusht 2020.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!