Një punëtor i një kompanie sigurie në Indonezi ka pësuar një aksident të tmerrshëm kur është goditur nga rrufeja në punë.
Për mrekulli dhe për fat të tij, ky 35-vjeçar ka shpëtuar.
Një video tregon një burrë duke ecur në shi me një çadër në kompaninë me bazë në Xhakarta dhe goditet nga rrufeja në një moment.
Ai tentoi të ngrihej në të njëjtin moment, por pa sukses dhe në ndihmë i erdhën punëtorë të tjerë.
Dyshohet se rrufenë e ka shkaktuar përdorimi i radios së komunikimit në shi.
Ai u shtrua në spital pas aksidentit dhe aktualisht ndodhet në mjekim shtëpiak.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.