×
  • Extra
  • Extra

    100 vjeçarja italiane e mposht virusin për Krishtlindje

    Reporteri
    25 Dhjetor 2020 | 21:17

    Në moshën njëqind vjeçare, shtetasja italiane Giorgia Careno feston Krishtlindjen dhe mposht koronavirusin.


    Protagoniste e historisë, ka fituar sfidën e saj me pandeminë duke i mbijetuar Covid-19.

    Pikërisht në ditën e Krishtlindjes, e moshuara rezultoi negative, pas 15 ditësh pasi mori lajmin se ishte infektuar.

    Ajo u infektua nga kontakti me disa persona në shtëpinë e të moshuarve në provincën e Ragusas, raportojnë mediat italiane.

    Kjo shtëpi azili kishte regjistruar 15 të infektuar, ndërsa fatmirësisht gjysma e tyre tashmë janë shëruar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!