×
  • Extra
  • Extra

    100 vjeçarja nga Skënderaj vaksinohet kundër COVID-19 së bashku me vajzën e djalin e saj

    Reporteri
    21 Prill 2021 | 20:43

    Shehide Imeri, më 3 janar të këtij viti i ka mbushur një shekull jetë. Por pavarësisht moshës, ajo ende sheh mirë të punojë punë dore, dhe ende nuk përdor asnjë medikament. Megjithatë këtë te marte, e prishi këtë rend.


    Ilaçi i parë për 100 vjeçaren nga Skenderaj, rastisi të ishte vaksina anti – COVID.

    “Mirë shumë po ndjehem. Jo kurrë s’jom tutë prej virusit, as prej kurrgjafit”- është shprehur 100 vjeçarja.

    Shehidja të martën, u vaksinua bashkë me vajzën e saj, Hajrijen 75 vjeçe, dhe djalin e saj Feratin 78 vjeçar. Ky i fundit madje thotë se e moshuara i motivoi të tjerët.

    “Kur e shihnin njerëzit nanën t’u u vaksinu, tjerët menjëherë u vaksinojshin, nuk pritshin rixhe hiq. Masi I murrum vaksinat, pritum nja 15 minuta. E pyta nanën a po ndihet mirë, tha po. Edhe motra tha po, edhe erdhum n’shpi”- ka thënë 78 vjeçari.

    Ndërsa, e bija e Shehides, Hajrija, thotë se nuk po ndjejnë asnjë efekt anësor që kur u imunizuan.

    “Kena flejt mirë, kena hangër mirë, as nuk e dijna që e kena marrë vaksinën, veç kur na pyt najkush na kujtohet” – ka thënë Hajrija

    Shehidja, Ferati, e Hajrija, që së bashku i kanë 253 vjet jetë, u kanë bërë thirrje të gjithëve të vaksinohen.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!