Një djalë 11 vjeçar po ha të paktën pesë vakte në ditë për të shpëtuar babanë e tij nga leukemia.
Babai i Lu Zikuan, i cili u diagnostikua shtatë vjet më parë, ka nevojë për një transplant të palcës së eshtrave.
Zikuan, nga Xinxiang në Kinë, është i vetmi shpëtues brenda familjes por duhet të shtojë peshë përpara se të nisë procedura.
Mjekët thonë se ai duhet të pëshojë të paktën 45 kilogramë para se të bëhet donator dhe pesha ideale është 50 kg, transmeton Klan Kosova.
Kur familjes iu tha kjo, ai ishte vetëm 30 kilogramë.
Babai i tij, Lu Yanheng, u trajtua me ilaçe derisa shëndeti i tij u përkeqësua në gushtin e kaluar dhe ai kishte nevojë për transfuzion gjaku.
Opsioni i tij i vetëm afatgjatë është transplantimi i palcës së eshtrave, thanë mjekët.
Zikuan ka ngrënë kryesisht mish yndyror me oriz, dhe tani peshon 43 kg.
Edhe shkolla ku Zikuan mëson po mbledh fonde për të ndihmuar familjen e tij.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.