×
  • Extra
  • Extra

    14-vjeçari fiton për herë të dytë rekordin Guinness për gojën më të madhe

    Reporteri
    19 Dhjetor 2021 | 10:56

    Një adoleshent nga Minesota ka fituar për herë të dytë rekordin botëror Guinness, pasi që ai ka arritur të hap gojën 10 centimetra.

    Në fillim, Isaac Johnson e fitoi rekordin në vitin 2019, kur hapja e gojës së 14-vjeçarit ishte 9.32 centimetra, por ai e humbi rekordin nga një adoleshente nga Pensilvania, vetëm disa muaj më vonë.

    Johnson tani ka rimarrë rekordin, pasi hapja e gojës së tij u mat plot 10 centimetra.

    “Unë mendoj se thjesht u rrit me kalimin e kohës teksa unë u rrita. Ndoshta duke e bërë atë, duke e hapur gojën, e shtrin atë. Ndoshta edhe kjo ndihmoi”, u shpreh Johnson.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!