×
  • Extra
  • Extra

    19-vjeçarja u hodh nga aeroplani, mendoi se do e burgosnin

    Reporteri
    03 Gusht 2019 | 13:35

    Studentja 19-vjeçare nga Britania që humbi jetën pasi u hodh nga aeroplani, përjetoi sulm paniku.


    Ajo udhëtoi drejt Madagaskarit me një aeroplan të vogël për të hulumtuar rreth species së gaforreve, të cilin e financoi vetë.

    E gjithë kjo punë duket se ndikoi në gjendjen e saj psikologjike. Sipas mediave të huaja, në një moment, Alana Cutland u çorientua dhe mendoi se do ta burgosnin autoritetet e Madagaskarit nëse nuk do përfundonte detyrën.

    Personat që kanë qëndruar pranë saj thonë se në fillim ishte shumë e entuziazmuar kur filloi projektin, por gjendja e saj emocionale ndryshoi rrugës.

    jo ra nga një lartësi mbi 1 mijë metra dhe policët e vendasit po përpiqen ta gjejnë trupin e saj në rajonin e largët Analalava, por kanë frikë se nuk do ta gjejnë kurrë atë për shkak të vendndodhjes së largët.

    Alana pati disa momente debati me pasagjerin Ruth Johnson, i cili tentoi ta mbante në aeroplan për disa minuta. Por policët vendas thanë se 19-vjeçarja arriti të çlirohej dhe të hidhej mbi ishullin parajsë të Oqeanit Indian.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!