×
  • Extra
  • Extra

    23 vjeçarja dënohet me gjobë 250 euro pasi po rrëzitej në Venecia

    Reporteri
    30 Qershor 2019 | 21:37

    Një turiste kanadeze është dënuar me një gjobë prej 250 eurove, pasi që po rrëzitej e veshur me bikini në Venecia.


    23 vjeçarja ishte në Papadopoli Gardens në kohën kur policia iu afrua dhe e gjobiti.

    “Është e ndaluar që të ecni në publik me kostume të notit apo me gjoks të zbuluar”, shkruante në gjobë.

    Qyteti i njohur italian ka ndryshuar shumë ligje së fundi të cilat shumë turistë të padijshëm mund të i shkelin. Në to përfshihet edhe një gjobë kur personat hedhen në ujë nga urat afër lumit që përçon këtë qytet.

    Gjithashtu ka gjoba për persona që rrinë ulur nëpër shkallët e qytetit të vjetër.

    Autoritetet e Venecias kanë vënë edhe një taksë për turistë prej 3 euro në ditë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!