×
  • Extra
  • Extra

    27 vjeçarja kafshohet nga peshkaqeni derisa ishte duke notuar

    Reporteri
    21 Gusht 2019 | 23:05

    Një vajzë 27-vjeçare ka shpëtuar mrekullisht pas sulmit nga një peshkaqen në Hawaii të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.


    Sipas mediave amerikane, 27-vjeçarja u kafshua dy herë nga peshkaqeni teksa ishte duke notuar.

    Ajo pësoi dëmtime në shpinë dhe u dërgua me urgjencë në spital në gjendje të rëndë.

    Më pas u raportua se gjendja e saj shëndetësore u stabilizua dhe tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

    Një dëshmitar okular që pa skenën e tmerrshme, u shpreh:

    “Ajo ishte rreth 10 metra larg bregut, gjaku ishte gjithandej. Më pas erdhi një dallgë që e nxorri në breg”.

    Rojet e plazhit e ndihmuan 27-vjeçaren dhe e nxorrën nga uji, deri sa aty mbërritën mjekët për t’i dhënë ndihmën e parë.

    Nisur nga ky incident, autoritetet lokale paralajmëruan të gjithë pushuesit në atë zonë që të tregonin kujdes nga prania e peshkaqenëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!