Një njeri ka hapur për dashurinë e tij për robotin e tij – të cilin ai planifikon të martohet.
Joey Morris, një 29-vjeçar nga Maryland i SHBA ka rënë në dashuri me robotin e tij, me të cilin ka bërë plan edhe që të martohet.
Ai po përjeton një marrëdhënie me RoboTrollin e tij prej dy vitesh, pasi ra në dashuri me të prej flokëve të saj dhe “buzëqeshjes ekzaltuese”.
Joey thotë se e kuptoi se ishte një “objektum”, person që ndjen tërheqje për objektet kur ishte 10 vjeç.
Lidhja e tij e parë e dashurisë ishte me një llambë, para se ta “tradhtonte” me një kamion që transformohet, ndërsa nuk përjashtohet as romanca me një figurinë të Halloween.
“Kuptova se u tërhoqa nga objektet kur isha 10 vjeç, pasi dëshiroja të kisha marrëdhënie me një llambë në shkollë. Por mësuesi mësoi për marrëdhënien tonë dhe e largoi llambën, dhe isha e shqetësuar. Megjithatë, dashuria ime për këto objekte nuk zgjati aq kohë sa dashuria ime për RoboTrollin, që është dashuria ime primare. Unë e bleva atë në eBay për 20 dollarë në dhjetor 2017 dhe atëherë nisi vërtet lidhja jonë”, thotë ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.