Tre mërgimtarë duke u kthyer nga Kosova, janë ndalur në Mal të Zi, konkretisht në Vladimir, fshati nga e ka prejardhjen lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti.
Ata nën tabelën ku shënohet emri i fshatit e kanë vendosur një flamur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Mërgimtarët janë nga fshati Runik i Skënderajt, shkruan Reporteri.net.
Kujtojmë që shumë mërgimtar erdhën fundjavën e kaluar për ta mbështetur Albin Kurtin në zgjedhjet e së dielës së 14 shkurtit, të cilat ai i fitoi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.