Një skocez i quajtur Andrew Granger 35 vjeç shkoi tek një dyqan për të zëvendësuar ekranin e celularit të tij të vjetër, por përfundoi duke blerë një telefon të ri Samsung Galaxy A02.
Por tre javë pas blerjes së telefonit , ai papritmas ndjeu se po i digjte dorën. Ai ka treguar se e ka lëshuar menjëherë telefonin nga dora pasi filloi të bënte një zhurmë të fortë dhe bateria shpërtheu në flakë.
Mes panikut Andreë arriti ta çonte telefoni në dritaren e tij dhe të merrte ujë për të shuar zjarrin, por ishte e pamundur sepse zjarri u përhap tek perdet e shtëpisë së tij.
Ai u shpreh për mediat e huaja se ishte moment tepër i frikshëm kur telefoni shpërtheu. Kanë ngelur edhe shenjat tek qilimi kur ai e hodhi telefonin në tokë, qeni i tij u tmerrua dhe alarmet e zjarrit filluan të binin.
“Kur e çova telefonin në dritare, perdet u ndezën dhe kjo ishte për fajin tim. Më është dashur të thërras zjarrfikësen për ta shuar atë. Përsa i përket telefonin ai është shkatërruar plotësisht. /tvklan.al
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.