E hëna, si e para ditë e javës është gjithmonë e lidhur me sekretet, zbulimet, punën dhe energjinë.
Në fillim të vitit, 2022 u cilësua si viti i ngjarjeve të mëdha dhe i zhvillimeve të rëndësishme, një pjesë e të cilave kanë ndodhur dhe kanë tronditur mjaft opinionin publik, siç është lufta Rusi-Ukrainë.
Përpjekja e vazhdueshme e shteteve të fuqishme europiane për të gjetur një gjuhë paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës, politika të reja sociale në vende të ndryshme të botës, fenomene të rralla natyrore, vendime të rëndësishme politike e shumë fakte të tjera interesante priten të ndodhin në botë gjatë këtij viti.
Ndërkohë, 4 prilli përkon edhe me një rastësi, e cila ndodh jashtëzakonisht rrallë. Datat 04.04.2022, 06.06.2022, 08.08.2022, 10.10.2022 dhe 12.12.2022 bien të gjitha në të njëjtën ditë — e hënë.
Sot, është e hëna e parë nga ky kombinim dhe shpresojmë që ta keni pasur sa më të mbarë!
Përfitoni nga rasti që të bëni diçka të veçantë në çdonjërën prej këtyre të hënave.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.