Nina Gomes nuk është një ambientaliste e zakonshme. Me syze kundër ujit ngjyrë rozë dhe vetëm 4 vjeç, ajo mbledh mbetje me babanë e saj nga ujërat përreth plazheve të Rio de Janeiro-s.
Me Ninën në dërrasë, Gomes lundron në ujërat e ndotura të gjirit Guanabara, ku të dy bashkë mbledhin shishet plastike dhe çantat që dëmtojnë mjedisin.
E pyetur pse e bënë këtë, vogëlushja përgjigjet duke thënë se në të kundërt vdesin peshqit dhe breshkat.
“Që në moshë të vogël mësoi të fliste dhe thoshte se nuk e kupton pse njerëzit konsumojnë diçka dhe mbeturinat i lënë në plazh”, tha babai i vajzës.
11 milionë tonë plastikë shkarkohen në oqean çdo vit, sipas Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin. Mbetjet shndërrohen në armë vdekjeprurëse për zogjt dhe jetën detare.
Studimet nga Instituti Chico Mendes i Brazilit për Ruajtjen e Biodiversitetit zbuluan se kishte mbi 400 specie të dallueshme zogjsh, peshqish, zvarranikësh dhe gjitarësh që jetojnë brenda ose në periferinë e Gjirit Guanabara. Mijëra banorë të Rio-s mbështesin jetesën e tyre përmes peshkimit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.