Një 43-vjeçar i cili prej kohësh ankohej se kishte shqetësime të rënda që lidheshin me mushkëritë, është diagnostikuar me një alergji të rrallë.
Britaniku Martin Taylor ishte paraqitur në spital më probleme në frymëmarrje ndërsa kishte sqaruar se nuk kishte mundësi as të ecte disa hapa, apo të ngjiste disa shkallë, e po ashtu orët të cilat ai flinte ishin shumë të pakta.
Mjekët e kishin pyetur nëse në shtëpinë e tij kishte myk apo nëse mbante kafshë shtëpiake, por duket se as ky nuk ishte problemi i rëndimit shëndetësor. Por në një nga konsultat, ai ishte kujtuar për një detaj, duke u thënë mjekëve se së fundmi kishte ndërruar jorganin dhe jastëkun e tij sintetik, duke i marrë me mbushje prej puplash.
Ishin pikërisht puplat ato të cilat i kishin shkaktuar këtë lloj alergjie të rrallë, e cila nëse lihej për një kohë të gjatë pa u trajtuar, shkaktonte deri dhe vdekjen.
Britanikja “The Sun”, shkruan se testet e gjakut identifikuan antitrupa ndaj pluhurit të pendëve të shpendëve dhe rrezet e mushkërive të tij ishin që të kalonte në një pneumoni me ndjeshmëri shumë të lartë. Kjo është një gjendje në të cilën mushkëritë acarohen rëndë si rezultat i përgjigjes imune të trupit.
Pas këtyre rezultateve, 43-vjeçari i ndërroi sërish jorganin dhe jastëkun duke marrë ato hiperalegjike, dhe brenda një viti, shërimi i tij ishte i plotë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.