×
  • Extra
  • Extra

    47-vjeçari ofron 23 mijë euro për atë që ia gjen një të dashur

    Reporteri
    01 Dhjetor 2021 | 23:14

    Një person nuk po pranon assesi ta kalojë i vetëm Ditën e Shën Valentinit.

    Një burrë, statusi shoqëror i të cilit është beqar, ka thënë se do paguajë deri në 25 mijë dollarë (afro 23 mijë euro) për ata që do ia gjejnë një të dashur për Ditën e Shën Valentinit, shkruan Daily Mail.

    Jeff Gebhart, 47-vjeçar, nga Kansasi i SHBA-ve, tha se bisedat online për të janë toksike dhe se ai dëshiron që të dalë në takim vetëm fizikisht.

    Ai ka hapur platformën ‘DateJeffG.com’, nga e cila tek njerëzit që aplikojnë në të është në gjendje të paguajë bashkëlojtarët që ndihmojnë t’ia gjejnë fatin e jetës atij.

    Sipërmarrësi, i cili shquhet për aventura ekstreme, tha se është tejët i gjallë dhe po kërkon ta gjejë dikë si ai.

    Jeff thotë se nuk ka qenë i martuar më parë, e as se nuk ka ndonjë fëmijë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!