×
  • Extra
  • Extra

    5 vjeçari hero, shikoni si godet grabitësit për të mbrojtur nënën e tij

    Reporteri
    14 Tetor 2020 | 11:03

    Një djalë i vogël në SHBA ka fituar vëmendjen dhe lavdërimet e të gjithë ndjekësve në internet për shkak të një videoje kur grabitësit e armatosur u futën me forcë në shtëpinë e tij.


    5 vjeçari në ato momente ndodhej me nënën e tij në shtëpi dhe ishin të pambrojtur.

    Vogëlushi për të shpëtuar të ëmën godet grabitësit me lodër.

    Në video e publikuar shihet Tamika Reid duke hekurosur rrobat, e pranë saj ndodhet i biri 5-vjeçar David Johnson, i cili po luante në momëntin kur grabitësit hynë në shtëpi.

     

    Tamika, e pushtuar nga frika ngriti duart lart, ndërsa djali i saj tentoi të mbrojë familjen, duke sulmuar njërin nga grabitësit me lodër.

    “Ajo çfarë shihni jam unë duke hekurosur. Po të kishte edhe audio në këtë video, do të më dëgjonit duke thënë, ‘çfarë është kjo’ kur në dhomë futen persona të armatosur”- tregon Tamika.

    Ajo pranoi se ishte frikësuar për sigurinë e fëmijëve, ndërsa Davidin e vogël e ka quajtur “hero” – për faktin se u mundua ta godiste njërin prej grabitësve.

    Davidi ka deklaruar për mediat lokale se iai ishte përpjekur të mbronte të ëmën.

    “E kam goditur dhe jam munduar ta qëlloj me makinën time lodër”- tha vogëlushi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!