×
  • Extra
  • Extra

    Nxënësi e rrah mësuesin, përfundon në spital

    Reporteri
    16 Shkurt 2022 | 14:18

    Një nxënës e ka goditur mësuesin e tij në qytetin Kutahya të Turqisë. Nxënësi pas marrjes së deklaratës nga Policia është liruar, për çka kanë reaguar ashpër kolegët e mësuesit.

    Si pasojë e lëndimeve mësuesi është dërguar në spital.

    “Siç e dini të gjithë, ne jemi dëshmitarë të trishtimit të dhunës ndaj mësuesve, e cila përjetohet pothuajse çdo ditë. Këto ngjarje të këqija dhe të trishtueshme të përjetuara nga mësuesit tanë, të cilët u ekspozuan ndaj dhunës verbale apo fizike nga nxënësit apo prindërit, tashmë shihen si të zakonshme dhe klasifikohen si lajm i faqes së tretë”, tha drejtori i Arsimit në Kutahya Mehmet Altınok.

    Ai tutje ka kërkuar që këto raste të trajtohen nga Policia me një përkushtim më të madh.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!