×
  • Extra
  • Extra

    6 mënyra për të përmirësuar marrëdhënien tënde me paratë

    Reporteri
    09 Shtator 2020 | 23:45

    Për ty që llogaria bankare nuk të përputhet as me ëndrrat e as me pritshmëritë, TED Talk ofron disa këshilla.


    Kur pyeten përreth parave, shumica e njerëzve përgjigjen: “Më krijon ankth kjo temë”. Disa sepse nuk paguajnë dot faturat, të tjerë sepse dëgjojnë herë pas here fjalinë: “Ti s`di t`i menaxhosh paratë”.

    Ç`të bësh që ta përmirësosh marrëdhënien me paratë?

    Fol për to

    Nuk mund ta bësh çdo gjë vetë. Për shumë njerëz është tabu të flasin për vështirësitë ekonomike. Është për të duartrokitur dhe festuar dëshira për të rregulluar këtë marrëdhënie që zgjat sa jeta.

    Kupto çfarë janë paratë

    Paratë nuk të përcaktojnë, por janë mekanizmi për të arritur qëllimet që të interesojnë.

    Identifiko qëllimet, gjërat që vërtet kanë rëndësi për ty

    Bëji vetes pyetjen: Përse po kursej? Ose: Përse duhet të kursej? Për një makinë, për të paguar një borxh, për një ditë të keqe. Ka qëllime afatgjata si blerja e një shtëpie dhe afatshkurtra si pushimet.

    Pastaj vizualizoji ato që do (pushimet apo shtëpinë, çfarëdo tjetër qoftë)

    Merr një karton, “markers”, foto nga gazetat dhe vendos aty qëllimet e tua. Është një mënyrë për të lidhur dëshirat me veprimet.

    Nuk varet nga çfarë bën, por nga sa fuqi ke për ta bërë

    Mund të nisësh me hapa të ngadaltë, me monedha, por duhet të nisësh tani. Dhe t`ju jap një këshillë, meqë të gjithë kemi impulse. Jemi gjithë ditën me telefon në dorë dhe mund të tundohemi për të blerë në çdo moment. Po, shko në dyqanet online, zgjidhe produktin, fute në koshin e dëshirave dhe mos e bli. Thjesht mos shtyp “blej”. Prit 24 orë, rikthehu dhe pyet veten: A më duhet vërtet? Si do ndikojë kjo blerje tek qëllimet e mia?

    Ji i mirë me veten

    Kupto njëherë e mirë që vlera jote nuk varet nga gjërat materiale. Festo për arritjet dhe mos e gjyko veten.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!