Si pasojë e tornados vdekjeprurëse EF-3 kanë humbur jetën në mënyrë tragjike 88 persona në Kentaki, Tenesi, Arkansas, Illinois dhe Misuri.
Vetëm në Kentaki janë shënuar 74 persona të vdekur, ndërsa 109 të tjerë rezultojnë të humbur. Moss Creek Avenue është një nga zonat më të goditura ku të paktën 11 njerëz vdiqën dhe dhjetëra shtëpi u shkatërruan.
Mediat e huaja i kanë bërë jehonë rastit të një shqiptari, të cilit tornadoja “i vrau” ëndrrat dhe shpresat që kishte për shtëpinë e tij që po e ndërtonte vetë.
“Në fakt e kam bërë vetë planin e shtëpisë”, tha Gentian Emini, i cili po ndërtonte shtëpinë e tij kur tornado e shkatërroi atë. “Po punoja për ndërtimin e shtëpisë me kursimet e mia…më deshën rreth 6 vjet kursime”, u shpreh shqiptari.
Bashkëshort dhe njëkohësisht baba, 27-vjeçari nga Shqipëria shpenzoi gjithçka kishte për të ndërtuar shtëpinë e ëndrrave të familjes së tij. Por të shtunën, djersa dhe lotët e tij u shkatërruan në tokë.
“Unë kisha ndoshta edhe një muaj për të hyrë në shtëpi dhe tornado shkatërroi gjithçka,” tha Emini.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.