Një 61-vjeçare në SHBA fitoi lotarinë prej 50 mijë dollarësh. Por kjo është hera e tretë që fiton këtë shumë brenda tre vitesh, sipas zyrtarëve të Maryland Lottery.
Ajo fitoi 50 mijë dollarë në gusht 2018, dhe shumë më tepër në tetorin e ardhshëm.
“Nuk mund ta besoja fare. Por përsëri? Njerëzit luajnë çdo ditë dhe nuk fitojnë. Është e mahnitshme që fitova tre herë,” tha fituesja.
Siç ka sqaruar ajo për zyrtarët e lotarisë, paratë e saj synon t’i shpenzojë për përmirësimin e shtëpisë së saj./abcnews.al
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.