Dashuria nuk njeh moshë, nuk është thjeshtë një shprehje pasi herë pas here e gjejmë të zbatueshme edhe në praktikë.
Një vajzë 21-vjeçare është fejuar me një burrë 74-vjeçar, me diferencë moshe prej 53 vitesh. Ky rast që ka bërë bujë të madhe në Serbi ka shkuar deri në gjykatë, për t’u shqyrtuar nëse bëhet fjalë për pedofili, transmeton Reporteri.net.
Nëse më pyetni si një ekspert gjykate, atëherë ju them se Milojko Bozhiq nuk mund të arrestohet për pedofili, thotë psikiatri Branislav Filipoviq, duke komentuar rastin e Milojko Boziq (74) dhe Milijana Bogdanoviq, që ka pushtuar publikun në Serbi.
Ndërsa mediat vazhdimisht janë duke shkruar për këtë çift të pazakontë, Filipoviq tha se pedofilia nuk mund të diskutohet këtu.
“Por ai është me të që nga mosha 15 vjeç”, këmbënguli moderatorja e emisionit ku psikiatri po merrte pjesë.
“Po, këtu është kufiri. Mbi 15 vjet nuk konsiderohet pedofili, nën moshën 15 vjeç atëherë konsiderohet se bëhet fjalë për pedofili. Pra, Milojko nuk mund të arrestohet për pedofili, nëse më pyetni si një ekspert gjykate”, u shpreh ai ndërkohë që moderatorja vazhdoi të insistojë se ajo është e mitur.
“Fakti që ajo është e mitur është një tjetër histori, por nuk bëhet fjalë për pedofili. Shikoni një fëmijë 15-vjeçar ka të drejtë të vendosë se me cilin prind dëshiron të jetojë. Prej asaj moshe, më nuk konsiderohet fëmijë që nuk është i aftë të vendosë. Ata kanë të drejtë të dashurohen, lërini ta duan njëri-tjetrin. Kjo është jeta private e tyre”, përfundoi ai./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.