×
  • Extra
  • Extra

    74-vjeçarja diplomohet në të njëjtën ditë me mbesën e saj

    Reporteri
    14 Dhjetor 2020 | 12:56

    Asnjëherë nuk është vonë për të marrë diplomën e universitetit, dhe 75-vjeçarja Pat Ormond është dëshmi e gjallë e kësaj.


    E moshuara mori një diplomë bachelor në antropologji, në të njëjtën ditë me mbesën e saj 22-vjeçare, Melody.

    Ormond tregoi për CNN se braktisi universitetin 48 vite më parë, për t’iu përkushtuar familjes ndërsa pasi doli në pension vendosi të rikthehej në bankat e shkollës, për të përmbushur ëndrrën e saj të vjetër.

    Ajo u regjistrua së bashku me mbesën e saj, morën disa herë mësime së bashku dhe u diplomuan në të njëjtën ditë.

    “Të mësuarit nuk duhet të ndalojë kurrë”, tha e moshuara.

    “Kjo është diçka që babai im më nguliti kur isha më i ri. Pavarësisht se çfarë bëni, të mësuarit nuk duhet të ndalojë kurrë.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!