Ky 78 vjeçar mori një rrugë për të realizuar një dëshirë të kahmotshme. Por, ajo po i del pak e shtrenjtë.
Adem Rexha që u nis për në Mekë, po ankohet për çmimet e udhëtimit, transmeton Reporteri.net.
“Tybë boll shtrenjtë, po këtë dëshirë e kam pritur vetëm për të shkuar në haxh një herë. Shpresoj të shkojmë mirë dhe të kthehemi mirë”, ka thënë ai në aeroport.
Sidoqoftë, çështja e çmimeve u bë temë diskutimi edhe më herët, pasi pati akuza që BIK po u mundëson disave që të udhëtojnë pa pagesë.
Mirëpo, kjo gjë ishte mohuar nga kryemytiu i Kosovës, Naim Tërnava, i cili tha se edhe vetë e paguan haxhin çdoherë.
Ndryshe, edhe këtë vit kanë shkuar një numër i madh nga Kosova. Mendohet të jenë mbi 4 mijë./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.