Disa sjellje në tavolinë janë thjesht bazike, por për fat të keq, disa rregulla të mirësjelljes po zhduken me shpejtësi dhe ndonjëherë të gjithë kemi nevojë për një “refreskim” të vogël.
Nëse do të bësh përshtypje të mirë në darkën e parë me vjehrrën, në një takim pune, ose thjesht nuk do të dukesh si njeriu që s’ka ngrënë kurrë jashtë shtëpisë: këto janë 11 gjërat që njerëzit me edukatë nuk i bëjnë kurrë në tavolinë.
1. Të zgjaten mbi pjatat e të tjerëve
Nëse shtrihesh mbi darkën e tjetrit për të marrë bukën, përveçse s’po respekton hapësirën personale, por po i rrezikon edhe pjatën. Thuaj një “më fal” dhe kërko që të ta sjellin gjënë që po kërkon pranë – jo të bësh gjimnastikë mbi tryezë.
2. Të përtypen me gojën hapur
S’e dimë si ta themi më butë: askush nuk do të shohë se çfarë po përtyp ti. Apo ta dëgjojë. Apo ta ndjejë si eksperiencë të plotë audio-vizuale. Mbylle gojën dhe jeto jetën në paqe.
3. Të rrinë me telefon në dorë
Po, darka është e mërzitshme. Po, personi përballë po flet për një dokumentar që s’e ke parë. Por nuk ke pse të kontrollosh Instagram-in çdo 20 sekonda. Të jesh prezent në bisedë është edukatë bazike, jo luks.
4. Të ndërpresin bisedat
Nëse gjithmonë pret të flasësh dhe jo të dëgjosh, nuk je në bisedë – je në monolog. Njerëzit me edukatë lënë hapësirë për të tjerët, dëgjojnë vërtet dhe nuk e bëjnë darkën “one man show”.
5. Të harrojnë të thonë “të lutem” dhe “faleminderit”
Nëse dikush të kalon kripën, një “faleminderit” nuk të kushton asgjë. Të jesh mirënjohës nuk është thjesht edukatë – është çelësi për të qenë njeri i pëlqyeshëm dhe… normal.
6. Të lëpijnë gishtat
Nëse po ha krahë pule, nuk është justifikim për të filluar lëpirje publike. Merr një pecetë, pastrohu dhe voila.
7. Ta bëjnë gjithë bisedën për veten
Të flasësh për veten gjithë darkën është e tmerrshme. Bëj pyetje, dëgjo, reago me interes të sinqertë. Nuk je në një podcast solo.
8. Të mos ofrojnë ndihmë pas darkës
Për të larë një pjatë, për të mbledhur pecetat – nuk do të shkatërrohesh. Të ofrosh ndihmë tregon respekt për mikpritjen dhe se nuk mendon që “ka një shërbëtor që merret me këto punë”.
Nëse e gjen veten te ndonjë nga këto pika, s’ka gjë – jeta është shkollë. Por tani e di: njerëzit me pakëz klas e edukatë dinë të jenë të sjellshëm edhe në darka.