Një 8-vjeçar rrezikon të përballet me dënimin me vdekje në Pakistan, duke u bërë personi më i ri i dënuar për blasfemi në vend. Djali dhe familja e tij mbahen nën ruajtje nga autoritetet sepse një turmë myslimane sulmoi një tempull hindu pasi një gjykatë vendosi ta lironte me kusht fëmijën.
Djali u arrestua dhe akuzohet se urinoi në një librari të një shkolle fetare muajin e kaluar. Turma pretendon se ai ka kryer blasfemi, një akt që dënohet me vdekje në Pakistan.
Në zonën ku ndodhi ngjarja u dërguan trupa paraushtarake për të ruajtur rendin dhe sigurinë. Shumë prej familjeve hindu u larguan prej frikës.
“Ai (djali) nuk është fare në dijeni të çështjeve të blasfemisë dhe është akuzuar padrejtësisht. Akoma nuk kupton krimin dhe pse u mbajt në burg për një javë”, ka treguar një anëtar i familjes së tij.
Nga kjo çështje janë tronditur aktivistët dhe ekspertët ligjorë të cilët akuzat e blasfemisë ndaj fëmijës i shohin si të paprecedenta. Ligji për blasfeminë në Pakistan është kritikuar gjatë nga grupet për të drejtat e njeriut.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.