Një 4-vjeçar ka vdekur pasi ishte rrahur me shkopin e fshesës dhe autoritetet besojnë se sulmuesi i viktimës ishte motra e tij 9-vjeçare.
Sipas një deklarate nga policia e Alabamas në Shtetet e Bashkuara Amerikane, rrahja fatale ndodhi më 3 shkurt.
Policët ishin thirrur atë mëngjes në një shtëpi për një emergjencë mjekësore që përfshinte një fëmijë.
Kur policia arriti, djali ishte i vdekur.
Hetuesit mësuan se te fëmija kishte shenja të abuzimit, shkruan People.
Yolanda Coale, kujdestarja dhe halla e fëmijëve, u arrestua për abuzim të fëmijëve.
Nga dokumentet e gjyqit u mësua se 9-vjeçarja është ngarkuar me akuzën për sulm.
Siç raportohet, Coale i tha policisë se u zgjua pas britmave dhe gjeti 9-vjeçaren duke e rrahur vëllain e saj me një fshesë. Akuza thotë se vajza “torturoi me dëshirë, abuzoi me dëshirë dhe rrahu brutalisht” vëllain e saj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.