Në xhamitë e Kosovës sonte është falur namazi i teravisë e parë që shënon edhe fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit për besimtarët myslimanë.
Për të dytin vit radhazi besimtarët myslimanë e nisin muajin e shenjtë të Ramazanit duke iu përshtatur kushteve të diktuara nga pandemia, shkruan Reporteri.net.
Megjithatë, besimtarët myslimanë vazhdojnë të agjërojnë muajin e Shenjtë të Ramazanit.
Osman Mavraj është 91 vjeçari nga Vrella që ka agjëruar 77 Ramazana.
Ai tha në “Alarm” në ATV se është gati për ta agjëruar Ramazanin e 78-të.
“Atëherë kur jemi konë të ri, Ramazani u konë ma i mirë, ma lezet. Tash është ma lehtë me agjëru”, u shpreh Mavraj ndër të tjera. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.