×
  • Extra
  • Extra

    95-vjeçarja që akuzohet për rreth 10 mijë vrasje

    Reporteri
    06 Shkurt 2021 | 8:14

    Një grua 95-vjeçare, e cila ka punuar për komandantin e një kampi përqendrimi nazist, është vënë nën akuzë në Gjermaninë veriore për ndihmë në vrasje masive.


    Gruaja, e identifikuar në media si Irmgard F dhe që jeton në një azil në Pinneberg afër Hamburgut, akuzohet në lidhje me më shumë se 10,000 vrasje.

    Ajo ka shërbyer si sekretare e komandantit të SS të Stutthof, një kamp brutal nazist, pranë Gdanskut të ditëve të sotme, ku rreth 65,000 të burgosur vdiqën gjatë Luftës së Dytë Botërore.

    Është e paqartë nëse ajo do të përballet me gjyqin, ndërkohë që roli i saj është ende duke u hetuar.

    Stutthof u krijua në 1939, në atë që ishte atëherë Polonia e okupuar nga nazistët dhe rojet filluan të përdorin dhomat e gazit atje në qershor 1944. Trupat sovjetike e çliruan atë në maj 1945, ndërsa lufta po mbaronte.

    Rreth 100,000 të burgosur u mbajtën në Stutthof në kushte mizore. Shumë vdiqën nga sëmundja dhe uria, disa u eliminuan me gaz helmues dhe të tjerëve iu dhanë injeksione vdekjeprurëse.

    Shumë nga viktimat ishin hebrenj, por kishte edhe polakë jo hebrenj dhe ushtarë sovjetikë të kapur rob./A2CNN

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!