Stresi nuk është i lehtë për t’u menaxhuar në çdo moshë, por mund të bëhet më i vështirë për t’u përballuar kur arrini një madhore.
Së pari, trupi juaj nuk mund të trajtojë fizikisht stresin në të njëjtën mënyrë si kur keni qenë më i ri.
Zemra dhe mushkëritë mund të mos kenë aftësinë që kanë patur dikur, duke bërë kështu që trupit tuaj ti nevojitet një kohë më e gjatë për tu shëruar nga ngjarjet e vështira, përcjell Reporteri.net
Një gjumë i mirë gjatë natës mund të ndihmojë në zvogëlimin e stresit në disa raste, por duke kaluar vitet, nuk mund të flini aq mirë, gjë që mund të çojë në nivele më të larta të hormoneve të stresit.
Stresi mund të shkaktohet nga faktorë të ndryshëm, të cilat mund të jenë më të komplikuara sesa çështjet me të cilat jeni përballur gjatë viteve kur keni qenë të rinj, përcjell Reporteri.net
Shenjat e stresit mund të ngjasojnë me simptomat e humbjes së kujtesës, çmendurisë ose përfshijnë ndryshime të oreksit, dhimbje koke, ankth, nervozizëm ose probleme në përqendrim.
Prandaj ekspertët këshillojnë: Menaxhoni stresin duke përdorur teknika relaksuese, duke u përfshirë në aktivitetet e komunitetit, duke u kujdesur për veten, duke ngrënë mirë, duke fjetur dhe duke iu përmbajtur zakoneve të tjera të shëndetshme./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.