×
  • Extra
  • Extra

    A do të kthehet në fund të muajit ora?

    Reporteri
    03 Tetor 2020 | 12:50

    Në të dielën e fundit të muajit tetor, saktësisht me datë 25 tetor do të bëhet ndërrimi i orës.


    Akrepat e orës do të kthehen 60 minuta mbrapa, ku edhe vendoset si ora dimërore.

    Në mars të vitit 2019 Parlamenti Evropian ka përkrahur propozimin që të ndalohet ndërrimi i obligueshëm i orës në vendet e BE’së.

    Me këtë vendim zgjaten ditët gjatë verës.

    Propozimi parasheh që nga viti 2021 shtetet të vendosin – ose të mbajnë kohën aktuale verore ose të largojnë ndërrimin e orës që ndodh dy herë gjatë vitit.

    Nën urdhrat aktualë të BE’së, të gjitha 28 vendet anëtare kalojnë në orën verore të dielën e fundit të muajit mars dhe kthehen në orën dimërore të dielën e fundit të tetorit.

    E pikërisht me 25 tetor të këtij viti në mëngjesin e së dielës, akrepat do të kthehen 60 minuta prapa.

    Ndryshimi do të fillojë në orën 3, e cila do të shënojë ora 2.

    Ndryshimi i orës në Europë u vendos si ligj europian në vitin 1981 dhe është rinovuar çdo katër vjet.

    Ky ndryshimi i orës bëhet dy herë në vit, në javën e fundit të tetorit dhe në të dielën e fundit të marsit me qëllim shfrytëzimin sa më mirë të energjisë diellore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!