Sigurisht se e keni vërejtur që stjuardesat i mbajnë duart pas shpinës derisa ju mirëpresin në aeroplan, por a e dini pse ndodh kjo?
Para nisjes, stjuardesat gjithmonë përdorin këtë lloj poze, e arsyeja është shumë e rëndësishme dhe tejet interesante, transmeton Telegrafi.
në fakt në ato momente kryejnë një punë të madhe – numërojnë pasagjerët.
Në shuplakat e tyre të duarve kanë një lloj numëratore që u shërben për t’i numëruar të gjithë pasagjerët që janë futur në aeroplan – me qëllim që numri i tyre të përshtatet me atë në dokumentet e aeroplanit.
Në raste të caktuara ky numërim mund t’i ndihmojë stjuardesës sa i përket peshës që e bartë aeroplani, dhe nëse është e nevojshme që pesha të shpërndahet në aeroplan njëtrajtshëm për të ruajtur balansin.
Por, pse këtë e fshehin nga pasagjerët? Arsyeja është shumë e thjeshtë, personeli i aeroplanit nuk dëshiron t’i pengojë pasagjerët apo të fitojnë vëmendje të “panevojshme”
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.