×
  • Extra
  • Extra

    A e dini se çfarë është ky “krem” i bardhë në lëkurën e të porsalindurve?

    Reporteri
    10 Tetor 2021 | 10:01

    Quhet VÉRNIX CASEOSO dhe është një “mbulesë” e përbërë nga yndyrna dhe proteina, e prodhuar brenda mitrës për mbrojtjen e foshnjës.

    Mbulon lëkurën e fëmijës në tremujorin e fundit të shtatzënisë dhe vepron si një barrierë e papërshkueshme nga uji, por duke lejuar që lëkura të piqet edhe në mesin e lëngjeve.

    Pas lindjes, vernix gjithashtu mbron të porsalindurin nga rënia e temperaturës pasi vepron si një izolant termik, vepron si një barrierë për të parandaluar infeksionet bakteriale, hidraton lëkurën duke mbrojtur lëkurën e tyre nga tharja dhe plasaritjet dhe lehtëson kalimin përmes kanalit të lindjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!