Nëse shikoni tastierën tuaj numerike në një laptop apo telekomandën e televizorit, që të dy këto pajisje do të duhej ta kishin një lloj pike të vogël në butonin numër 5, e me raste edhe dy pika. Por a e dini se për çfarë shërbejnë ato?
Në shumicën e rasteve, këta artikuj i përdorim në baza ditore, e funksionojnë në atë mënyrë që t’ua lehtësojë jetën atyre që i përdorin ato, dhe ta kenë më të thjeshtë punën,.
Gjatë prodhimit të tyre, prodhuesit kanë menduar edhe për personat me shikim të dobët apo të dëmtuar – kështu menduan se vendosja e një lloji të pikës paksa të fryrë në numrin pesë, do të jetë një standard në prodhimin dhe kontrollimin e telekomandës.
Këto pika shërbejnë për të orientuar përdoruesin, e në veçanti ata që kanë shikim të dobësuar. Përmes pikës mund të dinë ma lehtë se ku gjenden butonat e tjerë në telekomandë.
E përveç se u ndihmon personave me shikim të dobët, pika në numrin pesë u ndihmon edhe atyre që nuk kanë problem me shikim – thjesht mund të orientohen pa pasur nevojë të shikojnë në telekomandë – por ia drejtojnë televizorit kur janë në dhomë që nuk ka dritë.
Pika të ngjashme gjenden në tastierën e kompjuterëve, por përveç në numrin pesë, gjenden edhe në shkronjë F dhe J. /Telegrafi
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.