Ëndrrat kurrë nuk pushojnë të na mrekullojnë dhe gjithmonë janë të mbështjella me mister, por psikologët akoma nuk kanë arritur të kuptojnë qëllimin e vërtetë të tyre.
Për çdo rast, ato me siguri janë të lidhura ngushtë me mbajtjen në mendje, qoftë edhe që të ndihmojnë që kujtimet nga dita e kaluar të bashkohen apo që të harrohen ngjarjet e parëndësishme dhe të padëshirueshme, në mënyrë që truri ynë të mos ngarkohet tepër me të dhëna.
Nëse ëndrrat vështrohen në atë mënyrë, atëherë nuk do të ishte as e dëshirueshme t’i kujtojmë. Gjatë pjesëve të ëndrrave nivelet e neurotransmetuesve të serotoninës dhe të noradrenalinës janë shumë të ulëta.
Kur provojmë të kujtohemi se çka kemi ngrënë në mëngjes, këtë kujtesë mund ta lidhim me ndjenjën e ngritjes, pakënaqësisë me aparatin e kafesë, me ushqimin e shtëpisë dhe me një sërë gjërash të tjera.
Ëndrrat më së shpeshti janë plotësisht të palogjikshme, ndërkaq ngjarjet në to në asnjë mënyrë nuk janë të lidhura. Prandaj, kur përpiqemi që t’i kujtojmë, nuk mundemi të ndjekim ndonjë fill, ndaj imtësitë piktoreske me siguri humbasin në labirintin e pështjelluar të neuroneve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.