Mbreti Richard Lionheart, e mori këtë pseudonim kryesisht për shkak të guximit të tij në beteja.
Por, a janë vërtet luanët trima apo është thjesht një mit?
Duke gjykuar nga standardet njerëzore, luanët janë vërtet të guximshëm. Por kjo nuk përkon me realitetin – ata ka shumë të ngjarë të mos e përjetojnë ndjenjën e guximit në mënyrën se si njerëzit e përjetojnë atë, transmeton Telegrafi.
“Ata nuk kanë aspak frikë nga asnjë grabitqar”, thotë Craig Parker, ekolog në Universitetin e Minesotës dhe një nga ekspertët më të mëdhenj të botës për luanët.
Luaneshat gjuajnë gazela dhe zebra, ndërsa luanët janë të ngarkuar me gjahun më të madh, mposhtja e të cilit kërkon forcë të madhe.
“Nuk është një gjë e vogël të mposhtësh bizon. Kjo do të nënkuptojë rreziqe”, thotë Parker.
Sidoqoftë, kufiri midis guximit dhe marrëzisë mund të jetë i hollë, i ngjashëm sikur edhe te njerëzit.
“Ndonjëherë i gjithë ai guxim kthehet në marrëzi, sepse ata marrin guximin të sulmojnë një rinoceront ose një elefant, që do të thotë se ata mund të vriten”, thotë Parker.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.